Sport
Mjeku i ekipit kombëtar të Danimarkës: Askush s’e di çfarë ndodhi me Eriksenin
Demokracia
16:07 | 13 Qershor 2021

Share:

Mjeku i Kombëtares së Danimarkës ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjendjen e yllit të Danimarkës, Christian Eriksenit.

Gjatë një konferencë të mbajtur për media së bashku me Kombëtaren daneze, mjeku tha se nuk e dinë askush së çka ndodhi me Eriksenin në momentin kur ra pa ndjenja në tokë, shkruan Demokracia.com.

“Skuadra dhe stafi janë ndihmuar nga një ekip psikologësh që nga dje dhe u takuan me ta edhe sot. Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me Christian ende, kjo është arsyeja pse ai duhet të bëjë më shumë teste”, tha ai në konferencë.

Eriksen ra në tokë pa ndjenja gjatë ndeshjes ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës, e vlefshme për Grupin B të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Ylli i mesfushës në fillim ishte në gjendje të rëndë pasi pësoi atak kardiak.

Gjendja e Eriksenit momentalisht është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. /Demokracia.com

Të ngjashme