“Asociacioni është ide e Serbisë”, tha kryeministri Albin Kurti më 29 shtator, në një intervistë për gazetën zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung”.
Osmani dhe Konjufca e pranuan Asociacionin| Kurti: Asociacioni është ide e Serbisë
Por, tash Kurti e ka pranuar këtë ide të Serbisë dhe po e quan “model evropian i Asociacionit”, shkruan Demokracia.com
Kurti u shpreh i gatshëm që atë të cilën e quante ”ide e Serbisë”, ta nënshkruante në Bruksel pa kërkuar as njohje “de jure” në këmbim.
Njeriu që dikur “Zajednicën” e quante “kanceri i Kosovës”, tash po ngulmon që ta nënshkruajë./Demokracia.com/