Rrugëtimi historik i Republikës së Kosovës drejt kontributit për paqe në botë filloi sot formalisht përmes ceremonisë së organizuar në bazën ushtarake Camp Dodge të Gardës Nacionale të Iowa-s në qytetin Johnston.
Konsullata e Kosovës në Des Moines në Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, formalisht sot kanë filluar kontributin e tyre për paqe në bazën ushtarake Camp Dodge të Gardës Nacionale të Iowa-s.
“Autoritete ushtarake si dhe civile të nivelit federal si dhe lokal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Shtetit të Iowa-s ju drejtuan ushtarëve që do ët shërbejnë në këtë mision. Senatorja e SHBA-ve Joni Ernst, e vuri theksin te rëndësia e pjesëmarrjes së ushtarëve tanë në këtë zbarkim dhe e cilësoi si arritje historike e Popullit të Kosovës. Gjithashtu edhe Gjenerali Corell nga Garda Nacionale e Iowa-s u shpreh shumë i kënaqur me zhvillimin e këtij projekti”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e konsullatës, shkruan Demokracia.com.
Sipas Konsullatës në Des Moines nga ana Kosovare, prezent ishin Atasheu ushtarak i Kosovës në Washington DC, Kolonel Ilir Qeriqi, dhe Shefi i Misionit të Konsullatës së Kosovës në Iowa, Artan Duraku. Kolonel Qeriqi ju drejtua ushtarëve të IOWA-së i cili edhe përcolli mesazhet e Gjeneral Rrahman Ramës, Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Lexo edhe:
Kontigjenti i FSK-së bëhet gati për misionin e parë jashtë vendit
Njoftimi i plotë i Konsullatës së Kosovës në Des Moines, pa ndërhyrje:
Rrugëtimi historik i Republikës së Kosovës drejt kontributit për paqe në botë filloj sot formalisht përmes ceremonisë së organizuar në bazën ushtarake Camp Dodge të Gardës Nacionale të Iowa-së në qytetin Johnston.
Autoritete ushtarake si dhe civile të nivelit federal si dhe lokal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Shtetit të Iowa-së ju drejtuan ushtarëve që do ët shërbejnë në këtë mision. Senatorja e SHBA-ve Joni Ernst, e vuri theksin te rëndësia e pjesëmarrjes së ushtarëve tanë në këtë zbarkim dhe e cilësoi si arritje historike e Popullit të Kosovës. Gjithashtu edhe Gjenerali Corell nga Garda Nacionale e Iowa-së u shpreh shumë i kënaqur me zhvillimin e këtij projekti.
Në ndërkohë nga ana Kosovare, prezent ishin Atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Washington DC, Kolonel Ilir Qeriqi, dhe Shefi i Misionit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa, Artan Duraku. Kolonel Qeriqi ju drejtua ushtarëve të IOWA-së i cili edhe përcolli mesazhet e Gjeneral Rrahman Ramës, Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ushtarët tanë do të shërbejnë së bashku me kolegët e tyre me të cilët paraprakisht janë trajnuar dhe kanë përvetësuar shkathësit e nevojshme për përmbushjen e misioninit.
Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Demokracia.com
https://www.facebook.com/kosovoinIA/videos/1109062449544584