Lajme
Kontigjenti i FSK-së bëhet gati për misionin e parë jashtë vendit
Demokracia
15:05 | 24 Janar 2021

Share:

Më 5 janar të këtij viti, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro vendimit që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të dërgohen në misione jashtë vendit. Kontigjenti i parë do t’i bashkëngjitet Gardës Kombëtare të Iowa-s në SHBA brenda tre muajve të parë të 2021-tës.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, në një përgjigje për Demokracia.com

 “Sipas planifikimit, kontingjenti i FSK-së do t’i bashkëngjitet Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA-së në tremujorin e parë të vitit 2021.”, ka thënë Shala.

Shala mes tjerash ka deklaruar se përgaditjet e ushtarëve të FSK-së për të shërbyer jashtë vendit kanë filluar shumë më herët se sa dita kur ata do të nisen në mison.

E misionin e parë, ushtarët e FSK-së pritet që ta kenë në Lindje të Mesme.

“Përgatitjet e ushtarëve janë proces i vazhdueshëm dhe i pandalshëm. Edhe për këtë mision përgatitjet kanë filluar shumë ma herët se sa dita kur ata shkojnë në mision. Kontigjenti i FSK-se i bashkëngjitet Gardës Kombëtare të Ajovës në misionin paqësor në Lindje të Mesme.”, deklaroi ai për Demokracia.com

Kujtojmë se deri më tani FSK-ja nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.

Gjithsej 92 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro vendimit që Forcat e Sigurisë të Kosovës të dërgohen në misione jashtë vendit./Demokracia.com

 

Të ngjashme