Sport
Fitorja ndaj Ferizajt, Daja vazhdon të ankohet në orarin e ngjeshur të Ballkanit
Demokracia
15:55 | 13 Nëntor 2022

Share:

Ballkani nuk ka lejuar befasi në Suharekë, në takimin kundër Ferizajt, që i takoi javës së 17-të kampionale.

Kampionët në fuqi të Kosovës triumfuan 2:0 ndaj skuadrës së fundit në renditjen tabelore në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka vazhduar të ankohet në orarin e ngarkuar të Ballkanit në këtë edicion.

“Pavarësisht se Ferizaj është në vendin e fundit, ne e kemi analizuar. Nuk i ka takon ai pozicion që ka, me lojërat që ka treguar. Ferizaj ka mbyllur hapësirat. Në këtë ndeshje më pëlqeu që rikthehemi te fitorja. Nga ana psikologjike nuk jemi në momentin më të mirë pasi lodhja ka ndikimin e vet. Por ekipi prodhoi, ndërsa duhet që finalizimin ta kemi më të mirë në mënyrë që ta shtyjmë lojën para dhe të jemi më të qetë më pas. Është ndeshja e 28-të që Ballkani e luan brenda katër muaj e gjysmë. Ekipi shkon në 35 ndeshje deri në fund dhe i bie që luan sa një kampionat të tërë për pesë muaj”, ka deklaruar Ilir Daja për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme