Lajme
Personi që e ofendoi Ganimete Musliun është familjar i U.D. drejtorit të Zyrës Ligjore të KEK-ut
Demokracia
18:42 | 27 Tetor 2022

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, gjatë ditës së sotme ka publikuar një mesazh ofendues që e ka marrë nga një person i quajtur Jaha Podvorica.

Demokracia.com ka mësuar se Jaha Podvorica është kushërirë i Milot Podvoricës, ushtruesit të drejtorit të Zyrës Ligjore në KEK.

LEXO EDHE: 

“L**** ti s’je për Kuvend” – Ganimete Musliu publikon mesazhin e një qytetari që thotë se i erdhi pas replikave me ministrat e Qeverisë

Milot Podvorica, siç kishte raportuar Demokracia.com, ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pas ardhjes së partisë së Albin Kurtit të pushtet, ai është shpërblyer me këtë pozitë.

 

Demokracia.com ishte mediumi i parë që kishte raportuar edhe për skandalet e punësimit në KEK.

Madje, Milot Podvorica, me të ardhur në këtë pozitë kishte punësuar edhe një kushëri të tij.

Jaha Podvorica pas ofendimit që i ka bërë Musliut, e ka çaktivizuar profilin e tij në rrjetin social Facebook. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

“Shpërthen” nepotizmi në KEK| Përkrahësit e LVV-së i punësojnë masivisht familjarët e tyre në pozitat e lira

LEXO EDHE: 

Korporata Energjetike e Kurtit, dëshmitë se si u dërmua KEK-u gjatë 14 muajve të Vetëvendosjes në pushtet

LEXO EDHE: 

FOTO| Në “llupe” të Komisionit Hetimor edhe të punësuarit në KEK, këta janë disa emra të rinj

Të ngjashme