Sport
Nuza: Si një gjyqtar i FIFA-s, kisha nderin të takoj presidentin e FIFA-s
Demokracia
21:38 | 30 Shtator 2022

Share:

Gjatë vizitës së sotme të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino në Kosovë, ai përveç takimeve me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, krerët institucional si dhe me drejtuesit e klubeve, ai u takua edhe me gjyqtarët e futbollit, shkruan Demokracia.com.

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza ka thënë se vizita e Infantinos ishte shumë e rëndësishme për futbollin tonë, derisa numri një i FIFA-s, ka thënë se roli i gjyqtarëve është shumë i rëndësishëm në ngritjen e futbollit.

“Si një gjyqtar i FIFA-s,kisha nderin dhe kënaqësinë të takoj presidentin e FIFA-s, z.Gianni Infantino në drekën zyrtare të organizuar nga presidenti i FFK-s, z.Agim Ademi. Presidenti Infantino, vlerësoj lartë rolin e gjyqtarëve duke thënë se janë pjesë shumë e rëndësishme e lojës më të bukur në botë futbollit”, ka shkruar Nuza. /Demokracia.com

Të ngjashme