Sport
Asnjë lojtar i Dritës i ftuar te Kosova, deklarohet trajneri Ardian Nuhiu
Demokracia
15:56 | 27 Shtator 2022

Share:

Ardian Nuhiu, kryetrajneri i Dritës ka reaguar pasi asnjë lojtarë i ekipit që ai drejton nuk është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve.

Nuhiu ka folur rreth kësaj çështje në konferencën e mbajtur sot për media në Gjilan.

Tekniku shkupjan ka thënë se brenda skuadrës së tij ka shumë futbollistë cilësor teksa shtoi se mosftesa e asnjërit prej futbollistëve është në ndërgjegjjen e përzgjedhësve.

“Kam biseduar me futbollistët. E jona është që ne ta vazhdojmë punën tonë. Të vazhdoj skuadra të jetë larta, e para, dhe pastaj le të ngelet të përzgjedhësit të bëjnë përzgjedhjen. Realisht kampionati po rritet, kemi parë ndeshjet ndërkombëtare. Kemi shumë futbollistë cilësor, një pjesë e madhe meritojnë ftesën. Ka cilësi brenda grupit, por le të mbetet në ndërgjegjjen e selektorëve”, deklaroi Nuhiu në konferencë, raporton Demokracia.com.

Kombëtarja e Kosovës në muajin shtator ka luajtur me Irlandën e Veriut (2:1) ditë më parë, kurse sonte me fillim nga ora 20:45 luan me Qipron në Prishtinë./Demokracia.com/

Nuhiu pret ndeshje të madhe ndaj Prishtinës, ka një mesazh për “Intelektualët”

Të ngjashme