Sport
Nuhiu pret ndeshje të madhe ndaj Prishtinës, ka një mesazh për “Intelektualët”
Demokracia
15:42 | 27 Shtator 2022

Share:

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pret ndeshje të madhe kundër Prishtinës, derisa ka thënë se edhe Drita edhe Prishtina kanë cilësi brenda grupit të futbollistëve.

Kështu ka thënë trajneri shkupjan në konferencën e mbajtur sot për media, raporton Demokracia.com.

“Uroj që të kemi një fushë të mirë ngase sonte luan Kosova dhe fusha mund të jetë e rënduar. Kemi një fushë të mirë. Edhe tifozeria t’u jep më shumë adrenalinë skuadrave. Pres një ndeshje të madhe realisht nga futbollistët sepse si njëra si tjetra kanë shumë cilësi për t’u shprehur”, tha Nuhiu në konferencë për media.

Nuhiu pati edhe një mesazh për “Intelektualët”, tifozerinë e klubit që kanë paralajmëruar udhëtim të madh drejt kryeqytetit.

“Intelektualët çdo ndeshje që kemi zhvilluar kanë qenë bashkë me neve. Nuk e diskutojë se do të jenë edhe nesër. Besoj se edhe ata po kënaqen me lojën tonë. Nuk e diskutojë se do të jenë në Prishtinë në numër të madh. Një gjë e di se do të bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën nga ajo ndeshje”, shtoi ai.

Prishtina – Drita luhet të mërkurën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të javës së tretë kampionale, e cila ishte shtyrë./Demokracia.com/

Të ngjashme