Lajme
Trafikimi i vajzës në Podujevë, arrestohet i dyshuari i tretë
Demokracia
10:12 | 19 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e tretë si i dyshuar për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit” në Podujevë.

Në raportin 24-orësh thuhet se arrestimi i tij është bërë të dielën në mesditë, përcjell Demokracia.com.

SHËRBIME SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT/Podujevë 18.09.2022 – 14:00. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë e vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Trafikuan një grua, arrestohen dy persona në Podujevë

Të ngjashme