Lajme
Trafikuan një grua, arrestohen dy persona në Podujevë
Demokracia
08:42 | 18 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Podujevë të dyshuar që kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

Në raportin e Policisë thuhet se dyshohet që të dy të arrestuarit kishin trafikuar një grua, përcjell Demokraica.com.

“TRAFIKIM ME NJERËZ/Podujevë (NN) 17.09.2022 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se ishin duke e trafikuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme