Kryetari i Sindikatës së arsimit në komunën e Podujevës, Fadil Halimi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se greva në shkollat e kësaj komune do të vazhdojë.
Ai kështu ka reaguar pas njoftimit nga dy shkolla të kësaj komune se nesër do të nis mësimi dhe thirrjes së kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, bërë prindërve që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.
Ndryshe, tri shkolla në Podujevë kanë postuar në Facebook thirrje për prindërit që t’i çojnë fëmijët në shkollë duke filluar nga nesër.
Kjo i ka mjaftuar Drejtorit të Arsimit në Komunën që drejtohet nga VV ta shpallë si ndërprerje të grevës duke thënë se “i përshëndet vendimet e shkollave që t’ia nisin mësimit”.
Postimi i plotë:
Ne Podujeve greva vazhdon
Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i parapar në udhëzuesin e grevës
9:00 deri në 12:00
për të dy ndërrimet.
Për çdo risi, do të informoheni me kohë.
Fadil Halimi, kryetar i Sindikatës së arsimit në Podujevë.
LEXO EDHE: