Lajme
Drejtori i Bulliqit e shpallë të përfunduar grevën në Podujevë me tri thirrje të shkollave në Facebook
Demokracia
19:36 | 04 Shtator 2022

Share:

Tri shkolla në Podujevë kanë postuar në Facebook thirrje për prindërit që t’i çojnë fëmijët në shkollë duke filluar nga nesër.

Kjo i ka mjaftuar Drejtorit të Arsimit në Komunën që drejtohet nga VV ta shpallë si ndërprerje të grevës duke thënë se “i përshëndet vendimet e shkollave që t’ia nisin mësimit”.

Fillimisht shkolla ‘Fan Noli në Podujevë bëri thirrje për fillimin e procesit mësimor nga nesër.

Më pas edhe shkolla “Xheladin Rakaliu” e bëri thirrjen e njëjtë që mësimi të nis nesër.

Po ashtu edhe Gjimnazi “A. Xhuvani” Podujevë iu bashkua thirrjes që greva të ndërpritet.

Të ngjashme