Lajme
Rama batuta për verën në Beograd: Mirë është ta prodhosh dhe ta pish me kujdes së bën sherr
Demokracia
20:57 | 01 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte sot në Beograd, ku së bashku me delegacionin shqiptar morën pjesë në panairin “Wine Vision of the Open Balkans”.

Në një video të shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama ka publikuar disa momente gjatë vizitës në panair. Të pranishëm ishin edhe liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Abazoviq nga Mali i Zi

Pyetjes së gazetarëve nëse liderët e Open Balkan do të jenë më të bashkuar pas shijimit të verërave të ndryshme pasi Vuçiç në një pjesë të fjalimit të tij tha se vera i bashkon më shumë njerëzit, Rama ju përgjigj: “Vera është një gjë, e pira e verës është një gjë tjetër. Nuk është e thënë të pish shumë që të bashkohesh. Më mirë është që ta prodhosh, ta shijosh dhe të pish me kujdes se pastaj bashkohen por bëjnë sherr. Më mirë kështu”.

Të ngjashme