Sport
Dukagjini zyrtarizon Kamerajn, futbollistin për të cilin Demokracia.com raportoi ekskluzivisht në fillim të muajit korrik
Demokracia
17:52 | 10 Gusht 2022

Share:

Dukagjini e ka zyrtarizuar edhe përforcimin e radhës, Qendrim Kamerajn, për të cilin Demokracia.com raportoi ekskluzivisht më 5 korrik.

“Hithat” nëpërmjet faqes zyrtare kanë njoftuar se Kameraj i është bashkuar ekipit, shkruan Demokracia.com.

EKSKLUZIVE: Dukagjini transferon Kamerajn, futbollistin që ishte pjesë e Juventusit

“Futbollisti Çendrim Kameraj është bashkuar me skuadrën tonë. Mesfushori Kameraj vjen nga liga e dytë zvicerane”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e klubit.

Kameraj sezonin e kaluar është paraqitur te klubi SC Kriens. Qendrimi dikur ka qenë pjesë e grup-moshave të Juventusit, ka zhvilluar ndeshje edhe me grup-moshat e Zvicrës, për të kaluar më pas edhe te Përfaqësuesja jonë U21, ku ishte grumbulluar dy herë.

Demokracia.com gjithashtu kishte raportuar se Kameraj i ishte bashkuar ekipit në stërvitje më 12 korrik, duke siguruar pamje ekskluzive.

FOTO| Ashtu siç raportoi Demokracia.com, ish-lojtari i Juventusit i bashkohet Dukagjinit në stërvitje

Përveç Kamerajt, Dukagjini ka bërë edhe disa përforcime të tjera në merkaton verore./Demokracia.com/

Të ngjashme