Ballkani e ka thyer rekordin që e mbante Prishtina në garat evropiane, shkruan Demokracia.com.
Skuadra nga Suhareka është bërë ekipi i parë që ka shënuar më së shumti gola në një ndeshje në garat evropiane, që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.
Kampionët në fuqi të Kosovës triumfuan sonte me rezultat 6:0 ndaj ekipit nga San Marino, La Fiorita, në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës. Rezultati i përgjithshëm ishte 10:0.
Rekordin e vendosur sonte nga Ballkani e mbante Prishtina që nga viti 2018 kur bënte gara në raundin preliminar të Ligës së Evropës.
Prishtina aso kohe e kishte mposhtur ekipin nga Gjibraltari, Europa FC me rezultat 5:0 në kryeqytet.
Golat për Prishtinën në atë përballje i kishin shënuar, Armend Dallku (x2), Mankenda, Januzi e Pefqeli.
Ndeshja e sontme në kryeqendrën e Kosovës nuk regjistroi vetëm këtë rekord. Albion Rrahmani, sulmuesi i Ballkanit u bë lojtar i parë nga ekipet e Kosovës që realizon “het-trik” brenda një ndeshje./Demokracia.com/