Sport
Ballkani e “shpartallon” La Fioritasin dhe kualifikohet në rrethin tjetër, Rrahmani shkëlqen me “het-trik”
Demokracia
21:48 | 26 Korrik 2022

Share:

Ballkani është kualifikuar në rrethin e tretë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, duke e eliminuar La Fioritas me rezultat të përgjithshëm 10:0.

Kampionët e Kosovës në futboll fituan edhe në ndeshjen e kthimit me shifrat 6:0 ndaj skuadrës nga San Marino në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Më meritori për këtë triumf të Ballkanit në Prishtinë ishte sulmuesi Albion Rrahmani që realizoi tre gola. Rrahmani shënoi në minutat 7-të, 9-të e 69-të.

Me dy gola kontriboi mbrojtësi i krahut, Leonit Abazi në minutën e 73-të dhe 91-të, kurse me një gol Ermal Krasniqi në minutën e 75-të.

Ballkani në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës luan me fituesin e takimit Klaksvik (FAI) – Sutjeska (MNE)./Demokracia.com/

Të ngjashme