Royal Antwerp dhe Drita sonte e zhvillojnë ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Stadiumi “Bosuistadion” në Belgjikë është vendtakim i parë i sfidës ndërmjet Antwerpit dhe Dritës së Gjilanit, shkruan Demokracia.com.
Një nga klubet më të vjetra në Belgjikë dhe jo vetëm, Antwerp konsiderohet favorit absolut ndaj gjilanasve në sfidën e parë.
Skuadra belge po kalon nëpër një formë fantastike të rezultateve në gjashtë takimet e fundit e cila përveç një barazimi ka fituar pesë takime, anise disa nga to janë në ndeshje kontrolluese.
Ajo që e “alarmon” tre herë kampionët e Kosovës janë golat e shumtë të realizuar nga Antwerp në këtë sfida.
20 gola kanë realizuar futbollistët që tanimë po drejtohen nga trajneri dhe ish-futbollisti i njohur, Mark van Bommel.
Ballafaqimi mes Royal Antwerpit dhe Dritës luhet me fillim nga ora 19:00.
Kuotat e basteve | Drita konsiderohet “inferiore” ndaj Antwerpit në ndeshjen e parë
Ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Demokracia.com/