Dukagjini i Klinës tregun e transferimeve këtë afat kalimtar e ka shtrirë edhe jashtë kufijve të Kosovës.Klubi klinas ka siguruar një tjetër nënshkrim të madh këtë merkato.
Demokracia.com mëson ekskluzivisht se klubi nga “18 Qershori” ka siguruar shërbimet e futbollistit të Laçit, Iljasa Zulfiut. 24-vjeçari veçse i është bashkuar urdhërave të kryetrajnerit të Dukagjinit, Armend Dallkut.
Lojtari në fjalë për sa ishte pjesë e lacianëve kishte lënë gjurmë duke kontribuuar me gola për ekipin.
Zulfiu, është i lindur në Preshevë, teksa ai luan si mesfushor i avancuar.
Para Laçit, Zulfiu karrierë ka bërë edhe te Malisheva e Flamurtari.
Dukagjini përveç Zulfiut, nga jashtë vendit ka transferuar edhe Qendrim Kamerajn, ish-futbollistin e grupmoshave U21 dhe U23 të Juventusit, për të cilin Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht kohë më parë.
“Hithat” edicionin e ri bëjnë gara në Superligën e Kosovës ndërsa me ruajtjen e disa lojtarëve kyç dhe me disa ardhje të reja pritet të jenë “arrë e fortë” për kundërshtarët./Demokracia.com/