ShowBiz
Bora i dedikon tatuazh Donaldit, fotot që po qarkullojnë kudo
Demokracia
09:31 | 07 Korrik 2022

Share:

Moderatorja e njohur, Bora Zemani ndodhet me pushime në Turqi. Ajo ka ndarë vazhdimisht foto nga momentet e relaksit.

Mirëpo, tek imazhet më të fundit vëmendjen e ka marrë tatuazhi më i ri i moderatores.

E veshur me rroba plazhi, ndjekësve nuk u ka shpëtuar tatuazhi abstrakt i saj dhe e kanë lidhur menjëherë me Donaldin.

Pasi ky i fundit para publikimit të këngës së tij, e cila është dedikim për moderatoren, publikoi në Instagram disa foto me veprat abstrakte të Picassos.

Gjithashtu ai publikoi edhe një video pak kohë më parë ku ndodhej në një studio tatuazhesh.

Të ngjashme