ShowBiz
A do e shohim Taylor Swift me të dashurin në Met Gala 2024?
Demokracia
13:47 | 30 Prill 2024

Share:

Taylor Swift dhe partneri i saj, Travis Kelce, nuk do të jenë në Met Gala 2024, konfirmon People. Këngëtarja dhe sportisti nuk do të jenë prezentë në ngjarjen më të rëndësishme të modës, për shkak se Tay po përgatitet për turneun e saj në Europë, gjithashtu, sapo ka publikuar albumin e saj të ri “The Tortured Poets Department”.

A do e shohim Taylor Swift me të dashurin në Met Gala 2024?

Tay do të vijojë turneun e saj “ERAS” në Europë, duke nisur që prej 9 majit në Paris e deri në verë, ndërsa Met Gala do të zhvillohet më 6 maj.

Edhe TMZ raportoi se Tay dhe i dashuri i saj nuk do të jenë në Met Gala. Taylor ka qenë në eventin e modës plot 6 herë (për herë të fundit në vitin 2016), ndërsa për Travis do të ishte hera e parë, nëse vendosnin të merrnin pjesë.

A do e shohim Taylor Swift me të dashurin në Met Gala 2024?

Ndërkohë, për t’ju ngrohur pak zemrat, Rihanna, në një intervistë për Extra, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në eventin më të rëndësishëm të modës, Met Gala 2024. Riri tha se do të jetë në Met Gala 2024, por na çuditi, pasi tha se do të vijë e veshur shumë thjesht. “Në fakt, këtë vit do jem e veshur thjesht, në krahasim me ç’kam veshur më parë”, duke shtuar se gjithçka do të varet nga grimi dhe flokët e saj.

Të ngjashme