Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka reaguar pas deklaratës së deputetit të kësaj partie Driton Selmanaj, i cili tha se “Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosën e rrëzon edhe më shumë LDK-në.
Quni në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, znj. Osmani, në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së e sipas tij nuk kishte as “turr” e as “vrap”, përcjell Demokracia.com.
“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, znj. Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt”, ka shkruar Quni.
Reagimi i Anton Qunit vjen pas deklaratës së Driton Selmanajt që tha se “turri dhe vrapi për ta takuar Vjosa Osmanin nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në”.
E deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj e tha këtë deklaratë pasi kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka thënë se pret ftesë për takim nga Vjosa Osmani gjatë javës së ardhshme për të diskutuar rreth pretendimeve të saj për presidente të vendit.
LEXO EDHE:
Selmanaj i reagon Abdixhikut: “Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosën e rrëzon edhe më shumë LDK-në
Postimi i plotë i Qunit, pa ndërhyrje:
Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së.
Nuk kishte as “turr” e as “vrap”!
LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt.
“Dream Team” në krye me Lumirin/Demokracia.com/
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2805984813000034&id=1407202792878250