Lajme
Selmanaj i reagon Abdixhikut: “Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosën e rrëzon edhe më shumë LDK-në
Demokracia
12:39 | 21 Mars 2021

Share:

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku, për të takuar Vjosa Osmanin.

Selmanaj në një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se “Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër, siç shkruan ai, pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK, përcjell Demokracia.com.

“Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik”, shkruan Selmanaj.

Kujtojmë se Lumir Abdixhiku në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë se pozicioni i partisë që e drejton është i qartë dhe se do të qëndrojnë në opozitë. Mirëpo ai ka bërë të ditur se pret ftesë për takim nga Vjosa Osmani gjatë javës së ardhshme, për të diskutuar rreth pretendimeve të saj për presidente të vendit.

Postimi i plotë i Selmanaj, pa ndërhyrje:

Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik.

“ Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/driton.a.selmanaj/posts/936872723517497

Të ngjashme