Lajme
Ky është Sinisa Nedeljkovic, pronari i objektit të laboratorit të drogës ku u gjetën 10 mijë fije droge
Demokracia
21:54 | 23 Maj 2022

Share:

Në një aksion që është zhvilluar sot nga policia dhe dogana në fshatin Rudine të komunës së Zveçanit kundër prodhimit ilegal të kriptovalutave është zbuluar edhe një laborator i drogës.

Sinisa Nedeljkovic është pronari i objektit ku u gjet laboratori për kultivimin e marihuanës, në të cilin ishin të mbjella mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Përpos këtij objekti, i cili është në ndërtim e sipër, Nedeljkoviç është pronar edhe i një objekti tjetër, në qendër të Zveçanit, ku operon firma Metan, raporton Demokracia.com.

Derisa policia dhe dogana ishin në hyrje të lokalit ku duhej të bëhej bastisja, ata kishin kontaktuar me Nedeljkoviç, i cili u kishte thënë se gjendet në Serbi dhe derën nuk mund t’ua hapë askush.

Përballë kësaj situate, personat përgjegjës për ekzekutimin e urdhëresës ishin detyruar që të kërkonin urdhëresë për hyrje me forcë, mirëpo kjo kërkesë për arsye të cilësuara si jolegjitime ishte shtyrë derisa filluan edhe të shtënat me qëllim të zmbrapsjes së policisë dhe doganës nga vazhdimi i aksionit.

Me të marrë urdhëresën, policia kishte ndërhyrë menjëherë dhe kishte gjetur laboratorin, ku kultivoheshin bimët ilegale.

Policia jep detaje rreth aksionit në veri ku u zbulua laboratori për përpunim të substancave narkotike

Të ngjashme