Lajme
Kancelari gjerman për dialogun: Gjermania ofron një kuadër për arritjen e marrëveshjes
Demokracia
16:43 | 04 Maj 2022

Share:

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në konferencën për media së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se tema e njohjes së Kosovës është temë që duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë për të cilën Gjermania jep mbështetje, ashtu siç ka bërë prej kohësh.

“Kjo do të funksionojë vetëm përmes marrëveshjeve konkrete që do të arrijnë të dyja vendet dhe janë shumë detaje, por natyrisht këtu bën pjesë edhe ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh. Pra, është njohja e Kosovës. Këto janë tema për të cilat kërkojnë strategji të shkurtra apo të gjata, por të gjitha duhet të bëjnë përparime shpejt, prandaj ne japim mbështetjen tonë në këtë drejtim dhe ofrojmë një kuadër në mënyrë që kjo të arrihet”, tha Scholz.

Tutje ai tha se sheh vullnet nga palët për një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne nuk gjykojmë se kush ka të drejtë, por ne ofrojmë mundësinë për të pasur lidership që liderët të ushtrojnë lidershipin dhe kam përshtypjen që vullneti është shumë i madh për të bërë përparime dhe këto gjerat duhet të kihen parasysh. E para është rigjallërimi i Procesit të Berlinit që ka dhënë kontribut në Ballkan dhe e dyta është çështja e anëtarësimit në BE dhe të gjithë e dimë që janë perspektiva realiste dhe ia vlen që të bihet dakord”, tha ai.

Gjermania çerdhe e kosovarëve| Kurti i lavdërohet edhe Scholzit: Ia ktheva shpresën Kosovës

 

Të ngjashme