Lajme
Gjermania çerdhe e kosovarëve| Kurti i lavdërohet edhe Scholzit: Ia ktheva shpresën Kosovës
Demokracia
16:26 | 04 Maj 2022

Share:

Ka përfunduar takimi mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ky i fundit, në një konferencë për media pas takimit, si zakonisht nuk ka hezituar që ta lavdërojë qeverisjen e tij, raporton Demokracia.com.

Kurti madje ka pretenduar se gjatë kësaj periudhe, qeverisja e tij ua ktheu shpresën qytetarëve të Kosovës.

“Temë e parë e takimit ishte ajo e luftës në Evropë, agresionit të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë, të cilin Kosova e dënon ashpër dhe e ka dënuar që ditën e parë… Kancelarin e njoftova gjithashtu edhe për progresin e Kosovës në një vit qeverisje, rezultatet që kemi arritur në ekonomi dhe të gjithë indikatorët e tjerë që e kanë kthyer shpresën te qytetarët e Kosovës, por edhe e kanë bërë Kosovën fanar shprese për mbarë Ballkanin Perëndimor. Në Kosovë, demokracia funksionon, opozita i fiton zgjedhjet dhe qytetarët nga etnitë pakicë garantojnë të drejta të cilat janë më të mirat në Evropë”, ka thënë ai.

Këtë deklaratë, Kurti e ka bërë para kancelarit që udhëheq vendin ku ka më së shumti kosovarë në kërkim të vendeve të punës, në pamundësi që të punësohen në vendin e tyre, raporton Demokracia.com.

Punësimi në fakt ka qenë një prej premtimeve kryesore të Kurtit, por që largimi i të rinjve nga vendi, gjatë këtij viti veçse është rritur.

Ndërkohë, pas Kurtit, Scholz do të takohet edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu, në Berlin ka zbarkuar edhe emisari evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Ai do t’i takojë në mbrëmje Kurtin dhe Vuçiqin./Demokracia.com/

Të ngjashme