Lajme
Iu përmend emri në raportin e Freedom House, reagon Ramush Haradinaj
Demokracia
18:58 | 20 Prill 2022

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të raportit të Freedom House, ku emri i tij u përmend si figurë e lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Haradinaj ka thënë se edhe tani si opozitar por edhe kur ka qenë në krye të Qeverisë së Kosovës, ka punuar për sundimin e ligjit dhe demokracisë.

“U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im. Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë.”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje./ Demokracia.com/

Freedom House publikon “përshkrime” të grupeve të afërta me LVV-në, zëdhënësi i Kurtit i shkruante më herët

Të ngjashme