Lajme
Miku i Hajrulla Çekut dhe Mytaher Haskukës konfirmohet ambasador në Turqi
Demokracia
16:13 | 19 Prill 2022

Share:

Noteri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Agron Vernezi, është konfirmuar edhe zyrtarisht Ambasador i Kosovës në Turqi, me rezidencë në Ankara.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar lëshimin e Letrave Kredenciale për Ambasadorin Agron Vrenezi si dhe Letra e Tërheqjes për ish-ambasadorin Ilir Dugolli.

Demokracia.com ka siguruar pëlqimin që Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka dhënë për emërimin e Vrenezit, si ambasador në këtë vend.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, shpreh konsideratat më të larta Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe ka nderin të njoftoj se nga ana e Presidencës me datë 6 prill 2022 është dhënë pëlqimi për emërimin për Ambasadorin z. Agron Vrenezi, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqis, përsërit konsideratat më të larta Ambasadës së Republikës së Kosovës”, thuhet në lerën e tyre.

 

Demokracia.com kishte raportuar muaj më parë se Vrenezi është propozuar zyrtarisht nga ministrja Donika Gërvalla për Ambasador të Kosovës në Turqi.

Vrenezi është mik me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Ai ka miqësi edhe me ish-kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Demokracia.com ka siguruar edhe fotografi të ndryshme, ku Vrenezi shihet nën shoqërinë e ministrit Çeku dhe ish-kryetarit, Haskuka.

Në një fotografi tjetër shihet i propozuari për ambasador, Agon Vrenezi, në një dasmë bashkë me ish-kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Miku i Hajrulla Çekut dhe Mytaher Haskukës propozohet për ambasador në Turqi

Të ngjashme