Lajme
DOKUMENT| Miku i Hajrulla Çekut dhe Mytaher Haskukës propozohet për ambasador në Turqi
Demokracia
13:38 | 02 Shkurt 2022

Share:

Noteri Agon Vrenezi është propozuar zyrtarisht nga ministrja Donika Gërvalla për Ambasador të Kosovës në Turqi.

E siç po ndodhë shpesh në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, po del se edhe ky po shtyhet për ambasador për shkak të miqësisë me njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Demokracia.com ka siguruar propozimin e Gërvallës për Agon Vrenezin për ambasador në Turqi.

Vrenezi është mik me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Por, ai ka miqësi edhe me ish-kryetarin e Komunës së Prizrenit nga Vetëvendosje, Mytaher Haskukën.

Demokracia.com ka siguruar edhe fotografi të ndryshme, ku Vrenezi shihet nën shoqërinë e ministrit  Çeku dhe ish-kryetarin Haskuka.

Në një fotografi tjetër shihet i propozuari për ambasador, Agon Vrenezi, në një dasmë bashkë me ish-kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme