Mëngjesin e ditës së sotme sërish Policia e Kosovës ka qenë cak i sulmeve në pjesën veriore të vendit.
Burime të Demokracia.com bëjnë të ditur se dy automjete të Policisë së Kosovës janë sulmuar me armë zjarri në Komunën e Zubin Potokut, por nuk ka pasur policë të lënduar.
Demokracia mëson se automjetet kanë qenë patrulla kufitare që mbikëqyrin vijën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa sulmi ka ndodhur në orën 07 e 40 në rrugën prej kufirit në Gazivodë.
Kujtojmë që edhe mbrëmë Policia kufitare është sulmuar me armë zjarri në Zubin Potok.
Demokracia.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje/ Demokracia.com/