Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka folur në një konferencë për shtyp, një ditë para duelit të kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Futbollisti brazilian mes tjerash në konferencë iu drejtua edhe tifozëve të klubit të cilët në ndeshjen e fundit e fishkëlluan anësorin, Gareth Bale në momentin e inkuadrimit të tij në fushë.
Casemiro deklaroi se kur fishkëllohet Bale, sipas tij, fishkëllohet edhe historia e Real Madridit.
Casemiro: Nuk e nënvlerësojmë Chelsean, janë kampionët e Evropës, mund ta fitojmë Champions
“Kur ju fishkëlloni Bale, ju jeni duke fishkëllyer historinë e Real Madridit”, tha Casemiro, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell Demokracia.com.
“Kur një lojtar fishkëllohet, kjo ndikon ne të gjithëve. Ne jemi një ekip, tifozët duhet të na mbështesin të gjithëve – nuk mund të zgjidhni mes lojtarëve. Bale është një lojtar historik për këtë klub, nuk më pëlqeu tifozët duke e fishkëllyer”, deklaroi Casemiro në konferencë./Demokracia.com/