Sport
Casemiro: Nuk e nënvlerësojmë Chelsean, janë kampionët e Evropës, mund ta fitojmë Champions
Demokracia
15:00 | 11 Prill 2022

Share:

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka folur në një konferencë për shtyp, një ditë para duelit të kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Futbollisti brazilian e vlerësoi skuadrën e Chelseat para ndeshjes, duke thënë se ata janë kampionët evropian dhe nuk janë duke i nënvlerësuar, pavarësisht fitores 1:3 në ndeshjen e parë në Londër.

“Ne luajtëm 90 minutat tona më të mira të sezonit kundër Chelseat. Por nuk mund të kemi shumë vetëbesim. Chelsea është kampioni në fuqi. Ne nuk e nënvlerësojmë Chelsean nesër, premtojmë të japim gjithçka. Nuk do të jetë një lojë e lehtë”, deklaroi Casemiro në konferencë, njoftojnë mediat e spanjolle, përcjell Demokracia.com.

“Nesër do të luajmë kundër kampionë evropianë, kemi nevojë që tifozët tanë të na mbështesin dhe do të japim gjithçka gjithashtu”.

“Ne do të ishim vendosur vetëm për titullin e ligës kur filloi sezoni, tani mund të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve dhe gjithmonë duam të fitojmë gjithçka”.

Casemiro foli edhe për Benzeman, futbollistin që po kalon formë të lart në ndeshjet e fundit në La Liga, por edhe në Ligën e Kampionëve.

“Ne e admirojmë Benzeman, është një nder për ne të luajmë me të. Ai do të hyjë në historinë e Real Madridit dhe tani ai është lojtari ynë më i rëndësishëm”, shtoi ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme