Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar disa orë pas demantimit që iu bë nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge lidhur me deklaratën e tij që ai ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Bislimi përmes një cicërime në Twitter tha se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ne informuam’. Një reagim i menjëhershëm ka ardhur edhe nga vetë Berge, i cili ka falënderuar Bislimin për mirëkuptimin dhe korrigjimin e deklaratës së tij.
“Z. Berge mirëpriti dhe iniciativën e Kosovës për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet mes tjerash në deklaratë.
Po ashtu, në komunikatë theksohet se Bislimi e ka falënderuar Bergen për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës.
Thellohet skandali i Besnik Bislimit në Strasburg, shkeli edhe Protokollin e Shtetit