Lifestyle
Mënyra natyrale për të larguar lodhjen fizike dhe mendore
Demokracia
10:53 | 04 Mars 2021

Share:

Ankesat për lodhje janë të shpeshta nga individët e kohës sonë, një kohë që provomon dhënien e maksimumit, gjë që lë shumë pak kohë për kujdesin ndaj vetes.

Pushimi, ndonjëherë edhe kur nuk keni arsye për t’u lodhur është një luks që duhet të ja lejoni vetes.

Në anën tjetër, në punë, familje apo edhe marrëdhënie shoqërore prej nesh pritet të jemi aktiv, të shpejtë dhe produktiv.

Arsyet e lodhjes mund të jenë psikologjike apo fizike.

Lodhja fizike zakonisht ka si arsye sëmundjet e ndryshme, të cilat ndikojnë në mosfunksionimin e organeve që na ndihmojnë të kemi energji.

Ndërsa në rastin e lodhjes psikologjike mund të ndikojë stresi, depresioni, ankthi, etj.

Po sjellim për ju disa mënyra natyrale që mund të ju ndihmojnë në performancë më të mirë mentale e fizike.

Qumështi me kanellë

Ky kombinim do të ju ndihmojë të freskoni trupin dhe mendjen. Nëse e pini në mbrëmje do të ju relaksojë dhe si pasojë do të bëni gjumë më të mirë. Gjumi i mirë do të ju bëj më produktiv dhe më pak të stresuar.

 Hurmat

Tre ose kater hurma të shoqëruara me qumësht të ngrohtë, do t’i jepni trupit energjinë e munguar. Hurmat janë shumë të mira për të plotësuar nevojat e trupit për disa ushqyes.

 

Aktiviteti Fizik

Ecja dhe ushtrimet janë të rekomandueshme për të trajtuar dhe larguar lodhjen dhe drobitjen. Nëpërmjet aktivitetit fizik sado të vogël, ju mund të riktheni energjinë e munguar. Të dhënat tregojnë se 60% e njerëzve ndihen më energjikë pas stërvitjes ose aktivitetit fizik.

 

Ushqimi i shëndetshëm

Nëse dëshironi të përmirësoni energjinë tuaj çdo ditë, zëvëndësoni proteinat shtazore me ato bimore. Proteinat bimore janë të dobishme për bakteret e mira në aparatin tretës dhe forcojnë imunitetin. Ato kanë aftësinë të përmirësojnë edhe disponimin.

 

Konsumoni lëngje me fruta natyrale

Përzieni në mikser gjysmë gote me fruta pylli, avokado dhe dhe një gotë qumësht soje. Ky lëng do t’ju plotësojë nevojën për fibër dhe proteina dhe do të mbajë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme deri në drekë./Demokracia.com

Të ngjashme