Skuadra e Ulpianës po vazhdon të jetë mjaft aktive në afatin kalimtar të janarit. Ajo sot ka prezantuar sulmuesin që edicionin e kaluar luajti të Drita, shkruan Demokracia.com.
Bëhet fjalë për Esosa Priestley Irogue i cili besohet se do ta ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivit, mbajtësen.
Të kujtomë se ditë më parë Demokracia.com, kishte njoftuar se Priestley do të largohet nga skuadra gjilanase.
Lexo edhe: Vazhdon “fshesa” te Drita, edhe sulmuesi i huaj pritet të largohet në janar
Njoftimi i KF Ulpianës:
Mirë se vjen Esosa Priestley Irogue
KF ULPIANA 1926, arrin marreveshje me futbollistin Esosa Priestly Irogue (sulmues) i cili vjen nga radhet e FC DRITA, Gjilan.
Klubi ka arritur marrëveshje me lojatrin fillimisht per 6 muaj huazim me mundesi vazhdimi edhe për 1 vit. /Demokracia.com