Sport
Vazhdon “fshesa” te Drita, edhe sulmuesi i huaj pritet të largohet në janar
Demokracia
13:44 | 13 Janar 2022

Share:

Sulmuesi i krahut, Esosa Priestly pritet të largohet nga Drita e Gjilanit në afatin kalimtar të janarit.

Kështu ka marrë vesh Demokracia.com nga burime brenda klubit gjilanas.

Priestly iu bashkua “bardhekaltërve” pothuajse këso kohe një vit, derisa për asnjë moment nuk arriti të fitonte vendin në formacionin bazë të Ardian Nuhiut.

Reprezentuesi nigerian luan në tri pozitat e sulmit, në dy krahët dhe në qendër, ndërsa njihet për shpejtësinë e tij që posedon në fushë.

Megjithatë, jo vetëm Priesly është në listën e largimeve te Drita në janar. Agim Zeka dhe Erjon Vucaj janë vetëm dy nga të konfirmuarit nga klubi se janë larguar ditë më parë.

Betim Haxhimusa gjithashtu përmendet se është një nga lojtarët që pritet të bëjë gati “valixhet”.

Drita mbylli stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll në pozitën e dytë me 34 pikë, një më pak se Gjilani lider. /Demokracia.com/

Të ngjashme