ShowBiz
Justin Bieber vjen me albumin e tij të gjashtë muzikor
Demokracia
11:20 | 27 Shkurt 2021

Share:

Justin Bieber po sjell album të ri muzikor

Ylli kanadez i muzikës, Justin Bieber ka përfunduar albumin e tij të gjashtë.

Lajmin e bëri publik vetë këngëtari, ku përmes një postimi në Instagram ndau me fansat e tij një foto të albumit, shkruan Demokracia.com.

Justice titullohet albumi që ngërthen në vete një kuptim të veçantë dhe pritet të publikohet më 19 mars.

“Në një kohë kur ka kaq shumë gabime në këtë planet, ne të gjithë dëshirojmë shërim dhe drejtësi për njerizimin. Në krijimin e këtij albumi, qëllimi im është të bëj muzikë që do të sigurojë rehati, të bëjë këngë me të cilat njerëzit mund të lidhen dhe të ndihen më pak vetëm”, shkroi artisti kanadez.

“Vuajta, padrejtësia dhe dhimbja mund t’i lënë njerëzit të ndihen të pafuqishëm. Muzika është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kujtuar njëri-tjetrin se nuk jemi vetëm. Muzika mund të jetë një mënyrë për t’u lidhur me njëri-tjetrin. “, u shpreh Bieber duke shtuar se ndonëse nuk mund ta luftojë padrejtësinë me muzikë, por mund të të bëjë të ndihemi më të bashkuar. /Demokracia.com/

https://www.instagram.com/p/CLw1Raunz-z/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme