Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kjo parti do të bashkëpunojë me të gjithë udhëheqësit e Kosovës.
Deklarata e Haxhiut vjen në një konferencë për media, pasi rezultatet deri tani e tregojnë LVV-në si fituese të këtyre zgjedhjeve, raporton Demokracia.com.
Haxhiu mes tjerash nga gazetarët është pyetur lidhur me bashkëpunimin e LVV-së me partitë tjera.
“Faleminderit shumë për këtë pyetje. Ne presim fitore shumë të madhe, do të bashkëpunojmë me të gjithë udhëheqësit e Kosovës.”, ka thënë ajo.
Tutje, Haxhiu ka thënë se vëmendja është përqendruar te komisionerët dhe vëzhguesit.
“Tani po ndodh procesi i numërimit të votave, e gjithë organizata dhe vëmendja duhet të jetë te vëzhguesit sepse duhet ta garantojmë votën e lirë të të secilit qytetarë. Prandaj të mos festojmë në sheshe por në familje”, deklaroi Haxhiu. /Demokracia.com/
LEXO edhe:
Haxhiu thirrje qytetarëve: Mos festoni në sheshe por në shtëpi pranë familjarëve