Kuriozitete
87-vjeçari bëhet më i moshuari që ka lundruar në lumin Misisipi
Demokracia
14:44 | 16 Janar 2024

Share:

Një burrë nga Tenesi i ShBA-së u bë personi më i vjetër që ka lundruar me barkë të vogël përgjatë lumit Misisipi kur përfundoi udhëtimin 87-ditor në moshën 87-vjeçare.

Dale “Grey Beard” Sanders u largua nga Liqeni Itasca, Minn., në ditëlindjen e tij të 87-të dhe mbërriti në Luling, La., 87 ditë më vonë, duke fituar Rekordin Botëror Guinness në moshën 87 vjeç e 87 ditë.

Sanders, i cili përshkoi lumin me një kanoe prej 4.5 metrash, për herë të parë kaloi gjatësinë e Mississippit në moshën 80-vjeçare në verën e vitit 2015.

“Unë thjesht nuk mund ta refuzoja mundësinë për të rimarrë rekordin tim personal dhe në të njëjtën kohë për të marrë një titull të ri zyrtar të rekordeve botërore Guinness”, tha Sanders.

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Maj 2024