Kuriozitete
82 vjeçari nga Gjakova shpreh dëshirën të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania
Demokracia
15:24 | 05 Prill 2023

Share:

Banori i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli po gjen përkrahje edhe prej fshatit Doblibare të Gjakovës.

Në hyrje të fshatit banorët kanë vendosur një pankartë duke shkruar “Jemi me ty Luiz”.

I madh, i vogël e shikojnë vazhdimisht lojën e tij, por të marteve e të shtunave nuk del askush prej shtëpisë gjatë kohës kur është spektakli.

Televizorit nuk i largohet as Ton Pergega i cili nuk heziton të tregojë sesa shumë i pëlqen banori më i komentuar i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“82 vjet i kom po vazhdimisht e kqyri Big Brother, deri në ora 1 a 2 të natës rri qut”, ka thënë Pergega për T7.

82 vjecarit i ka pëlqyer mjaftë shumë pankarta e vendosur në fshatin e tij, duke treguar kështu që i ndjek edhe banorët e tjerë.

Edhe pse ka 82 vjeç, Ton Pergega ka dëshirë të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Kam dëshirë më nejt me djem e qika të reja”, shtoi Pergega

Shihni videon:

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024