Lajme
Lajçak në Kosovë/ Musliu-Shoshi: Kjo po ndodhë si rezultat i mungesës së transparencës nga ana e Kurtit
Demokracia
21:28 | 06 Nëntor 2023

Share:

Ariana Musliu Shoshi, deputetja e PDK-së, për Gazeta Blic ka folur për vizitën e Miroslav Lajçak në Kosovë, ku sipas saj kjo vizitë është rezultat i mungesës së transparencës nga kryeministri Kurti.

“Takimi po ndodhë menjëherë pas raportimit të z.Kurti në Kuvend! Kjo tregon për rëndësinë që ka dialogu në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo theksoi se dialogu është përgjegjësi kushtetuese dhe se opozita duhet të jetë e njoftuar për agjendën dhe statusin e Asociacionit.

“Edhe pse dialogu është përgjegjësi kushtetuese e kryeministrit të Kosovës, opozita duhet të jetë e njoftuar lidhur me agjendën dhe statutin e Asociacionit. Marrë parasysh pjekurinë politike të opozitës por edhe meritën në shtetëndertim, sigurisht, z.Lajcak e ka parë të rëndësishme që t’i njoftojë krerët opozitar”.

Musliu-Shoshi potencoi se krejt kjo si rezultat i mos transparencës nga ana e kryeministrit.

“Po ashtu, krejt kjo, në mungesë të transparencës nga z.Kurti”, tha ajo./

Të ngjashme