Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj moslejimit të shqiptarëve në Serbi për të votuar.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se 6 mijë shqiptarë nuk janë lejuar që të votojnë në Serbi.
Kjo sipas presidentes, është fushatë e qëllimshme e Serbisë ndaj shqiptarëve atje.
Ajo tutje ka kërkuar reagim edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
“Sipas raportimeve, 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, shkroi Osmani në Twitter.
Lidhur me këtë, gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon.
Von Cramon u përgjigj kështu ndaj ankesës së Teuta Fazliut, e cila ka bërë të ditur në Twitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve ndonëse është nga Bujanovci.
“Ju lutemi sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, ka shkruar Von Cramon./Demokracia.com/
According to reports, 6,000 Albanians in Serbia were denied their fundamental right to vote because of Serbia’s deliberate passivization campaign to ethnically cleanse through administrative means.
The intl’ community must condemn the true face of Serbia’s authoritarianism.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 3, 2022
LEXO EDHE:
U lind dhe u rrit në Bujanoc, qytetarja fshihet nga lista e votimit vetëm pse është shqiptare