Lajme
47 policë të lënduar nga protestat e djeshme në Shkup, dy në gjendje të rëndë
Demokracia
10:03 | 06 Korrik 2022

Share:

Një ditë pas protestave të dhunshme para Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë dhe Kuvendit, në ndërtesën e MPJ-së shihen xhama të thyer, shkallë të mbushura me ngjyrë të kuqe dhe fasadë e dëmtuar.

Protestat e djeshme të VMRO-së kundër propozimit të ri francez eskaluan kur protestuesit arritën pranë Kuvendit, ku nga përballja mes protestuesve dhe policisë mbetën të lënduar 47 policë, dy prej të cilëve në gjendej më të rëndë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot vizitoi në spital dy policët që janë lënduar rëndë nga përleshja e djeshme mes protestuesve dhe policisë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21.

Spasovski dënoi ashpër sulmin ndaj organeve të rendit, tha se gjithsej janë lënduar 47 policë, ndërkaq dy prej tyre janë me lëndime serioze.

“Ja tani ishim në vizitë te dy kolegë, që ndodhen në Klinikën Universitare për Neurokirurgji dhe janë me lëndime më serioze, të lënduar më rëndë, kemi edhe 11 kolegë ndërsa pjesës tjetër i është ofruar ndihmë mjekësore dhe gjithsesi se janë në shërim shtëpiak”, tha mes tjerash Spasovski.

Të ngjashme