Lajme
4-vjeçarëve në Rusi u mësojnë si përdoren armët
Demokracia
22:37 | 20 Tetor 2022

Share:

Pamje tronditëse janë shpërndarë nga Rusia. Në to pretendohet se fëmijëve 4 dhe 5 vjeç iu jepen mësime mbi luftën dhe përdorimin e armëve.

Në pamje, një oficer iu flet fëmijëve të kopshtit për armët, kallashnikov, granatahedhës e antitank. Ngjarja pretendohet se ka ndodhur në një kopsht në Korolev, pranë Moskës.

Daily Mail shkruan se këto zhvillime vijnë në një kohë kur ushtria e Putin ka humbur me mijëra ushtarë gjatë luftës në Ukrainë, ndërsa shumë rekrutë janë dërguar së fundmi në vijën e parë të luftës.

Të ngjashme