Lajme
32-vjeçari arrestohet për kanosje, i gjendet një revole dhe 48 fishekë
Demokracia
21:50 | 15 Tetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Janjevë, të dyshuar për veprat “Kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë sekuestruar edhe një revole dhe 48 fishekë.

“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një i dyshuar për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje– Sekuestrohet arma

Prishtinë, 15 tetor 2022 –  Më datë 14.10.2022, rreth orës 22:00, është raportuar për një rast Kanosje në nënstacionin policor të Janjevës.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin;

Q. G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

i cili sot më datë 15.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti  është proceduar më tej nën dyshimet për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar një armë zjarri:

–  Revole, si dhe

– dyzet e tetë (48) copë fishekë.

Të ngjashme