Sport
32 shpresa olimpike përfitojnë bursa nga Komiteti Olimpik
Demokracia
14:37 | 19 Prill 2023

Share:

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar kontrata me 32 bursistë “Shpresa Olimpike 2023”, të cilët do të mbështeten nga institucioni më i lartë i sportit në vend.

Bursistët, që iu takojnë moshës 14-21 vjeç, do t’i përfitojnë nga 150 euro në muaj gjatë tërë vitit 2023.

Duke folur për mbështetjen, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, tha se numri i bursistëve është rritur nga 25 në 32.

“Për këtë mbështetje duhet falënderuar edhe partnerin tonë të artë, Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), me të cilën jemi duke rrugëtuar së bashku drejt sukseseve të reja. Bursistët, që vijnë nga 17 federata sportive olimpike, janë përzgjedhur nga komisioni i sportit, ndërsa të gjithë këta vlerësohen që kanë potencial për të ardhmen”, deklaroi presidenti Krasniqi.

Në emër të federatave, kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të KOK-ut, duke thënë se sportistët duhet të punojnë shumë, në mënyrë që të shpërblejnë mbështetjen e KOK-ut.

Në emër të sportistëve, foli skitarja Lirika Deva, e cila falënderoi KOK-un për mbështetje, derisa shpreson që bursa do t’iu ndihmojë për përgatitje dhe gara. /Gazeta Express/

Lista e bursistëve

Fatjona Kasapi (xhudo)

Muharrem Hyseni (xhudo)

Rios Kuka (xhudo)

Suela Canolli (boks)

Loris Idrizi (boks)

Sara Susuri (atletikë)

Granit Ahmeti (atletikë)

Olti Bytyqi (atletikë)

Omer Azemi (çiklizëm)

Valëza Rama (gjimnastikë)

Vilëza Zeqiri (gjimnastikë)

Elvis Çitaku (gjimnastikë)

Fleta Deçani (kajakim)

Fatih Karabaxhaku (pingpong)

Shega Hashani (pingpong)

Ndriçim Raçi (shenjëtari sportive)

Genc Isufi (triatlon)

Drin Kokaj (skitari)

Lirika Deva (skitari)

Klos Vokshi (skitari)

Egzon Xhoni (mundje)

Valmir Gllareva (shigjetari)

Denis Bllaca (taekwondo)

Mal Sahiti (taekwondo)

Mal Gashi (not)

Vesa Gjinaj (tenis)

Aja Broqi (tenis)

Megi Bislimi (volejboll)

Etna Rexhepi (basketboll)

Merisa Bilalli (basketboll)

Olsa Tahiri (basketboll)

Yllza Uka (basketboll)

Të ngjashme