Lajme
31 mijë e 420 lindje gjatë viti 2022 në Kosovë, emrat më të përdorur: Ajla, Ajan, Amar e Inara
Demokracia
16:15 | 07 Qershor 2023

Share:

Në Kosovë gjatë vitit 2022 janë regjistruar 31 mijë e 420 lindje. Nga ta, 11 mijë e 615 janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 11 mijë e 17 të gjinës femëore.

Kështu thonë të dhënat që janë publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Sipas ASK-së, “në vitin 2022, janë regjistruar 31 420 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 22 632 lindje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 615 janë meshkuj (51.3%) dhe 11 017 janë femra (48.7%). Kurse, jashtë Kosovës janë kryer 8 788 lindje.”

Më tej, ASK njofton se binjak të lindur në vitin 2022 janë regjistruar 810 foshnje.

Emrat që më së shumti i janë vendosur për djemtë janë Ajan me 232, ndërsa për vajzat ishte emri Ajla me 372 foshnje

“Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për femra ishin: Ajla (372 foshnje), Dua (289 foshnje), Bora (259 foshnje), Hana (242 foshnje), dhe Inara (230 foshnje).”

“Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për meshkuj ishin: Ajan (232 foshnje), Noar (217 foshnje), Nil (216 foshnje), Amar (214 foshnje), dhe Troi (211 foshnje).” – njofton ASK-ja.

Të ngjashme