Lajme
25 minuta fjalim | Osmani nuk shqetësohet për zbrazjen e Kosovës, Qeverisë Kurti nuk ia prish rehatinë dhe rinisë i thotë që përspektivën ta kërkojë këtu
Demokracia
10:02 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Në adresimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që zgjati 25 minuta, presidentja Vjosa Osmani nuk foli as edhe një fjalë të vetme për shqetësimin e madh që ka shteti i ri – zbrazja e Kosovës.

Injorimi i tërësishëm i këtij fenomeni që pritet të marrë përmasa edhe më shqetësuese nga 1 janari 2024 kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm pa viza në Zonën Shëngen të BE-së, është ikja e radhës nga përgjëgjësia e pushtetit që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, shkruan Demokracia.com.

Presidentja Osmani përmes heshtjes së kësaj teme dy javë para hapjes së Zonës Shengen edhe për shtetasit e Kosovës, është vënë në shërbim të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, që deri më tani nuk kanë prezantuar asnjë masë nxitëse si kundërpërgjigje.

Përkundrazi, kjo çështje është trajtuar me joseriozitet nga Kurti dhe kabineti i tij.

Ikja e të rinjve nga Kosova | Albin Kurti çuditë me përgjigjen, tregon si u kthyen dy persona për t’i bërë ministra

Besnik Bislimin s’e shqetëson ikja e mjekëve nga Kosova

Kurti në 2019: Njerëzit po ikin nga ky shtet për shkak të qeverisjes | Qeveria Kurti në 2023: Ikja është normale

Duke njohur qëndrimin indiferent të Qeverisë Kurti në raport me këtë shqetësim të madh kombëtar, në adresimin e saj vjetor, Osmani nuk ka folur fare për këtë temë. Ajo nuk është shqetësuar aspak, duke injoruar problemin.

Osmani është mjaftuar me një fjali të vetme dhe pa theks të veçantë, që ajo ta përmend rininë kosovare, e cila llogaritet si potencialisht më e gatshme për t’u larguar nga vendi.

Por, siç mund të vërehet, presidentja Osmani nuk i ka kërkuar Qeverisë, që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, asnjë masë të veçantë për të parandaluar ikjen e fuqisë punëtore nga Kosova. Përkundrazi, Osmani i ka kërkuar rinisë kosovare që përspektivën ta kërkojë këtu.

“Zbatimi i ligjit është sfidë e përditshme që nuk fillon e as nuk mbaron në periudha të caktuara. Për një gjë të tillë duhet angazhim jo vetëm i të gjithë qytetarëve, por edhe i tërë spektrit politik, duke e kuptuar rëndësinë e një Kosove stabile ku rendi e ligji janë prioritete tona shtetërore, të cilat më pas mund të përkthehen në zhvillim ekonomik, krijim të një mjedisi për investitorë të jashtëm, por mbi të gjitha për ta ruajtur potencialin e rinisë sonë, e cila perspektivën e saj duhet ta kërkojë këtu”, ka thënë Osmani. /Demokracia.com/

Adresimi i plotë:

Adresimi vjetor i Presidentes Osmani në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Të ngjashme