Lajme
24 vjet nga themelimi i Njësisë ‘Shqiponjat e Zeza’, Daut Haradinaj: Kishin guxim të pashoq
Demokracia
18:10 | 15 Maj 2022

Share:

Ish-Komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Daut Haradinaj ka takuar sot pjesëtarët e Njësitit “Shqiponjat e Zeza” në 24-vjetorin e themelimit.

Përmes një postimi në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se ata kishin guximin e pashoq në luftë.

“Sot për nder të 24 vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”. Njësi që tregoi guximin e pashoq të burrave dhe grave të cilët luftën për çlirim e ngritën lartë në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme.

Nderim e mirënjohje për të rënët dhe të gjallët!”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Të ngjashme