Kuriozitete
24 vjeçarja nga Turqia thyen Rekordin Guinness, si gruaja më e gjatë në botë
Demokracia
16:49 | 13 Tetor 2021

Share:

Një 24 vjeçare nga Turqia ka thyer Rekordin Botëror Guinness, si gruaja më e gjatë në botë.

Gjatësia prej 215.16 centimetrash e Rumeysa Gelgi është për shkak të një gjendje të quajtur sindromi “Weaver”, që shkakton rritje të përshpejtuar dhe anomali të tjera, raporton CNN, përcjallë Demokracia.com.

“Çdo disavantazh mund të kthehet në një avantazh për veten tuaj, kështu që pranoni veten ashtu siç jeni, jini të vetëdijshëm për potencialin tuaj dhe bëni më të mirën tuaj,” tha ajo.

Për shkak të gjendjes së saj, Gelgi zakonisht lëviz në një protezë mbështetëse për të ecur, teksa ajo po ashtu përdorë rrjetet e saj sociale për të informuar njerëzit rreth kushteve të rralla mjekësore si Weaver.

 

Gelgi u mat përsëri këtë vit pasi u emërua adoleshentja më e gjatë në botë në vitin 2014, kur kishte 18 vjeç./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024